Asistent me AI për ekipin
Ekipi pyet me fjalë të thjeshta dhe asistenti përgjigjet nga manualet, procedurat, kontratat dhe katalogët e kompanisë, me lidhjen te burimi. Secili sheh vetëm atë që i lejohet.
Nga €2.900 + nga €199 / muaj
Kërko shërbiminElira · Shitje
Sa zgjat garancia e kompresorëve të serisë K?
24 muaj nga data e faturës, nëse montimin e ka bërë një servis i autorizuar. Përndryshe garancia është 12 muaj.
Manuali i garancisë 2026, f. 4, pika 3.2
Manuali i garancisë 2026Faqja 4
3.1Kjo garanci vlen për produktet e blera nga Vala Trading në Shqipëri dhe në Kosovë.
3.2Kompresorët e serisë K kanë garanci 24 muaj nga data e faturës, nëse montimin e ka bërë një servis i autorizuar. Në raste të tjera garancia është 12 muaj.
3.3Garancia nuk mbulon dëmtimet nga përdorimi i gabuar ose nga tensioni i paqëndrueshëm.
Elira · Shitje
Si kthehet një mall i dëmtuar?
Hap një kërkesë kthimi brenda 7 ditëve nga dorëzimi dhe bashkëngjit foto. Magazina e merr mallin me dërgesën e radhës.
Procedura e kthimeve, f. 2, pika 5.2
Procedura e kthimeveFaqja 2
5.1Klienti e kontrollon mallin në dorëzim dhe shënon çdo dëmtim në fletëdërgesë.
5.2Për mall të dëmtuar, hapet një kërkesë kthimi brenda 7 ditëve nga dorëzimi, me foto. Magazina e merr mallin me dërgesën e radhës.
5.3Malli i kthyer nuk rishitet para kontrollit nga magazina.
Elira · Shitje
Sa zbritje mund të jap pa miratim?
Deri në 5%. Nga 5% deri në 10% e miraton menaxheri i shitjeve, dhe mbi 10% drejtori.
Politika e çmimeve 2026, f. 1, pika 2.2
Politika e çmimeve 2026Faqja 1
2.1Çmimet e listës vlejnë për të gjithë klientët, përveç marrëveshjeve të shkruara.
2.2Agjenti jep zbritje deri në 5% pa miratim. Nga 5% deri në 10% miraton menaxheri i shitjeve, dhe mbi 10% drejtori.
2.3Çdo zbritje shënohet në porosi bashkë me arsyen.
Elira · Shitje
Sa paguhet një menaxher shitjesh?
Nuk e gjej këtë në dokumentet që ke të drejtë të shohësh.
Dosjet që lexon ekipi i shitjeve
- Manuale dhe procedura
- Po
- Katalogë
- Po
- Politika e çmimeve
- Po
Burime njerëzore: pa leje për këtë rol
Markat dhe shifrat në shembull janë imagjinare.
Sot
Përgjigjet janë në manuale dhe kontrata, por ekipi pyet kolegun që i di përmendsh.
Me Astra
Ekipi pyet me fjalë të thjeshta dhe merr përgjigjen bashkë me dokumentin dhe paragrafin ku është shkruar.
Si funksionon.
- DosjetDakordësojmë cilat lexon asistenti
- RoletSecili sheh vetëm atë që i lejohet
- ProvaMe pyetjet e ekipit, para nisjes
- Çdo muajPërmirësojmë përgjigjet
Çfarë merr.
- Lidhje me dokumentet dhe dosjet e kompanisë
- Përgjigje me burimin
- Të drejta sipas roleve
- Në shqip dhe në anglisht
- Prova para nisjes dhe përmirësim çdo muaj
Për zyra avokatie dhe inxhinierie, kompani me shumë procedura, ekipe shitjesh dhe shërbimi ndaj klientit.
Asistent për ekipin
Nga €2.900+ nga €199 / muaj
Lidhje me dosjet e dakordësuara, përgjigje me burim, leje sipas ekipit. Deri në €490 në muaj sipas dokumenteve dhe përdoruesve.
Kërko shërbiminÇfarë nuk bëjmë. Dokumentet mbeten në sistemin tënd dhe asistenti lexon vetëm dosjet e dakordësuara. Kur përgjigjja nuk është në dokumente, e thotë, në vend që të hamendësojë.
Pyetje të shpeshta.
Ku ruhen dokumentet?
Po nëse përgjigjja nuk është në dokumente?
Sa kushton?
Shërbime të tjera në Astra Flow
Të gjithaQendër ndihme
Artikuj ndihme për klientët, që i përdor edhe chatbot-i.
€490 + €49 / muaj→Ndjekje e kërkesave
Kërkesat në një vend, me ndjekje, rezervime dhe kujtesa. Astra ndalon te shitja.
€190 një herë + €149 / muaj→Automatizim i proceseve
Porositë, faturat, kujtesat dhe njoftimet, pa kopjim me dorë.
Nga €490 + €49 / muaj→Na trego për projektin.
Konfirmojmë detajet dhe faturën me email.
Pagesa bëhet me faturë. Aksesi ose puna nis pas konfirmimit të pagesës; rinovimi nuk është automatik.