Astra Tenders

Gjej tenderat që
të përshtaten.

Tenders tregon procedura të hapura dhe, për punët publike, si ka prokuruar më parë autoriteti dhe çfarë uljeje është e zakonshme. Tenders Pro lexon edhe dosjen dhe i krahason kërkesat me firmën tënde.

€99 / muajDeri në 5 përdorues · Tenders Pro €299 / muaj

Ulja tipike sipas numrit të ofertave të kualifikuara

  • 14,9%
  • 28,8%
  • 3–421,5%
  • 5+31,7%

Punë publike me vlerë nga 5 milionë lekë e lart, 2024–2026. Vlera të kaluara, jo parashikim.

  • Xhiro vjetoreE plotëson
  • Vinç kulleE paqartë
  • ISO 41001Mungon

Shembull me një firmë imagjinare.

Para se të përgatitësh një ofertë.

Për firma që marrin pjesë në prokurime publike.

Tenderat që të përshtaten

Vendos kodet CPV, zonat dhe fondin limit. Lista tregon vetëm procedurat që përputhen me kërkimin tënd, me afatin më të afërt në krye.

Historia e autoritetit

Sa procedura ka bërë, sa ka anuluar, kush fiton më shpesh dhe sa oferta kualifikohen zakonisht.

Çmimi tipik

Ulja tipike sipas numrit të ofertave, çmimi që del prej saj dhe kufiri i ofertës anomalisht të ulët. Historia dhe çmimi tipik shfaqen vetëm për punë publike, jo për mallra ose shërbime.

Analiza e dosjes, e kontrolluar nga një person.

Përfshihet në Tenders Pro.

Ngarko dokumentet e tenderit

PDF, DOCX ose TXT. Vetëm dokumente publike.

Astra lexon kërkesat

Xhiro, përvojë, licenca, staf, mjete, ISO dhe kërkesa të pazakonta, secila me burimin në dosje.

Një person e kontrollon

Asnjë analizë nuk të shfaqet para këtij kontrolli.

Krahasohet me firmën tënde

Çdo kërkesë shënohet: E plotëson, Mund ta zgjidhësh, Mungon ose E paqartë. Merr edhe listën e dokumenteve për dosjen e ofertës dhe një draft të kërkesës për sqarim.

Tenders

Gjej tenderat dhe shiko me çfarë çmimi mbyllen zakonisht.

€99/ muaj

  • Tendera që të përshtatenPo
  • Historia dhe çmimi tipikPo
  • Afatet dhe përmbledhja çdo të hënëPo
  • Përdorues5
Kërko akses në Tenders

Pyetje para se të fillosh

A e garanton Astra fitimin e tenderit?
Jo. Çmimet tipike vijnë nga vlera të kaluara dhe nuk janë parashikim. Përgjegjësia për ofertën mbetet e jotja.
A zëvendëson analiza leximin e dosjes?
Jo. Një person e kontrollon, por ajo nuk është këshillë ligjore dhe nuk zëvendëson leximin e dokumenteve të tenderit.
Si llogariten 2 dosjet në muaj?
Çdo dosje e re numërohet një herë. Një analizë e gatshme hapet pa u numëruar, dhe një analizë e pakryer nuk numërohet.
Ku shkojnë të dhënat e firmës sime?
Profili i firmës qëndron në hapësirën tënde dhe nuk dërgohet te asnjë model AI. Dokumentet e tenderit që ngarkon përpunohen nga ofruesit e inteligjencës artificiale të Astra-s.
Nga vijnë të dhënat?
Nga faqet publike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Astra nuk është e lidhur me këtë institucion dhe të dhënat mund të jenë të paplota ose të vonuara.

Pagesa bëhet me faturë. Aksesi ose puna nis pas konfirmimit të pagesës; rinovimi nuk është automatik.