PËRMBAJTJE PËR BIZNESIN TUAJ

Na tregoni çfarë ju duhet.
Postime gati për publikim.

Postime me një imazh dhe tekst shoqërues për produktet ose shërbimet tuaja.
Paketa nga €19. Shihni postimet para pagesës.

Shembull postimi për kafenë RITO
Shembull postimi për furrën DORA
Shembull postimi për artikujt e shtëpisë FORMA
Shih postimet
KRIJUAR PËR BIZNESIN TUAJ.Nga ideja te postimi gati

SHIHNI ÇFARË PËRGATISIM

Nga informacioni juaj
te postimet gati.

Shihni si nis puna, si duken postimet dhe çfarë përmban paketa. Hapni një shembull dhe shkarkoni materialet.

Mëngjesi nis me një briosh.
DORA · Furrë buke€59

Paketë postimesh

Fotot e tri produkteve, logoja me emrin e markës dhe ideja e mëngjesit.

Shih shembullin e plotë
Për mbrëmje më të qeta.
FORMA · Artikuj për shtëpinë€129

Një muaj

Fotot e dy produkteve, kërkesa për një stil të qetë dhe postime për katër javë.

Shih shembullin e plotë

NGA BIZNESI JUAJ TE POSTIMI I RADHËS

Ju na tregoni për biznesin.
Ne përgatisim postimet.

  1. 01

    Na tregoni çfarë ju duhet.

    Na tregoni për produktet ose shërbimet, dërgoni fotot dhe përshkruani çfarë doni të arrini e çfarë stili ju pëlqen. Mjafton një përshkrim i shkurtër për të filluar.

  2. 02

    Përgatisim dhe kontrollojmë postimet.

    Biem dakord për postimet dhe datën kur do t’i shihni. I përgatisim me një stil të përbashkët, i kontrollojmë dhe jua dërgojmë për miratim, me një shenjë mbrojtëse mbi imazh.

  3. 03

    Merrni postimet gati për publikim.

    Pasi të na dërgoni ndryshimet dhe të paguani, merrni postimet me tekstet shoqëruese. Sipas paketës, përfshihen edhe versionet për Story dhe plani i publikimit.

ZGJIDHNI PAKETËN QË JU DUHET

Për një postim, një ofertë
ose një muaj të plotë.

Zgjidhni sipas nevojës së biznesit tuaj. Kujdesi dhe cilësia janë të njëjta në çdo paketë.

Provojeni me një produkt

Një postim

Shih shembullin e RITO

Një postim për produktin tuaj, me një mesazh të qartë dhe gati për publikim.

€19për paketë

  • 1 postim me një imazh
  • 1 tekst shoqërues në shqip ose anglisht
  • 1 produkt ose shërbim
  • 1 rishikim me ndryshimet tuaja
Kërko këtë paketëNuk paguani tani

Për katër javë postime

Një muaj

Shih shembullin e FORMA

Tri postime në javë, me një stil të përbashkët dhe një plan për gjithë muajin.

€129për paketë

  • 12 postime me nga një imazh + 12 tekste shoqëruese
  • Të njëjtat 12 postime në format Story
  • Deri në 6 produkte ose shërbime
  • Plan publikimi për 4 javë
  • 1 rishikim me ndryshimet tuaja
Kërko këtë paketëNuk paguani tani

Shihni postimet. Pastaj vendosni.

Plotësoni formularin pa hapur llogari. Konfirmojmë me ju postimet dhe datën kur do t’i shihni. I përgatisim, i kontrollojmë dhe jua dërgojmë për miratim, me një shenjë mbrojtëse mbi imazh. Vetëm nëse doni versionet përfundimtare pa këtë shenjë, paguani me transfertë bankare ose para në dorë.

Çmimi vlen për një paketë, pa rinovim automatik. Paketën “Një muaj” e kërkoni sërish vetëm kur ju duhen postime për katër javë të tjera.

Çfarë do të marr konkretisht?

Merrni postime të veçanta, secili me një imazh në formatin 4:5 dhe tekst shoqërues në shqip ose anglisht. Versionet për Story janë të njëjtat dizajne të përshtatura në 9:16, jo postime me ide të reja. Paketa “Një muaj” përfshin edhe një plan publikimi për katër javë. Pas pagesës ju dërgojmë një dosje me të gjithë skedarët, gati për shkarkim.

A mund ta ndryshoj paketën më vonë?

Po. Mund ta ndryshoni paketën në formular pa humbur të dhënat. Para se të nisë puna, mund të kaloni në një paketë më të madhe për të njëjtën kërkesë dhe të paguani vetëm çmimin e saj. Pas dorëzimit të postimeve, çdo paketë e re blihet veçmas.

Po nëse diçka duhet ndryshuar?

Çdo paketë përfshin një rishikim sipas kërkesës për të cilën kemi rënë dakord. Pasi të shihni postimet, na i dërgoni të gjitha ndryshimet njëherësh. Gabimet i korrigjojmë para dorëzimit. Për ide krejt të reja ose postime shtesë, biem dakord veçmas.

Çfarë nuk përfshihet në paketë?

Çdo paketë është për një markë. Ju dërgoni informacionin, fotot e produkteve, logon dhe materialet e markës. Paketa nuk përfshin seanca fotografike, video, karusele, publikim, buxhet reklamash apo menaxhim llogarish. Para se të fillojmë, konfirmojmë nëse kërkesa mund të realizohet. Çdo punë shtesë dhe çmimi i saj miratohen më parë nga ju.

Postimi juaj i radhës nis këtu.

Zgjidhni paketën dhe na tregoni për biznesin tuaj. Shihni postimet para se të vendosni për pagesën.

Kërko një paketë Paketa nga €19. Pa hapur llogari. Pa pagesë tani.