Asistent telefonik me AI
Një asistent me zë që u përgjigjet thirrjeve, merr rezervime dhe ia kalon thirrjen ekipit kur duhet. E provojmë me thirrje në shqip para nisjes.
Sipas kërkesës
Kërko ofertëKlinika LiraThirrje hyrëse
AsistentiMirëdita, ju flet asistenti me AI i Klinikës Lira. Si mund t’ju ndihmoj?
TelefonuesiDua një vizitë për pastrim dhëmbësh të enjten.
AsistentiTë enjten kemi të lirë 10:30 ose 16:00. Cila ju përshtatet?
Telefonuesi16:00, ju lutem. Arta Kola.
AsistentiU shënua, Arta. Ju presim të enjten në orën 16:00.
E enjte, 5 nëntor
- Kontroll
- E lirë
- Mbushje
- Kontroll
- E lirëPastrim dhëmbësh · Arta Kola
Përmbledhja e thirrjes
- Arsyeja
- Pastrim dhëmbësh
- Rezervimi
- E enjte, 16:00
- Kaloi te ekipi
- Jo
Klinika LiraThirrje hyrëse
AsistentiMirëdita, ju flet asistenti me AI i Klinikës Lira. Si mund t’ju ndihmoj?
TelefonuesiA punoni të shtunën?
AsistentiPo, të shtunën punojmë nga 09:00 deri në 14:00.
TelefonuesiSa kushton një kontroll?
AsistentiNjë kontroll kushton 2.000 lekë. Dëshironi ta rezervoni?
Përmbledhja e thirrjes
- Arsyeja
- Orari dhe çmimi
- Përgjigjja
- Nga informacioni i miratuar
- Rezervimi
- Jo ende
- Kaloi te ekipi
- Jo
Klinika LiraThirrje hyrëse
AsistentiMirëdita, ju flet asistenti me AI i Klinikës Lira. Si mund t’ju ndihmoj?
TelefonuesiKam një dhimbje të fortë që mbrëmë dhe nuk di çfarë të marr.
AsistentiPër këtë duhet të flisni me ekipin. Po ju kaloj te recepsioni.
Thirrja kaloi te ekipi
- Te
- Drita, recepsion
- Arsyeja
- Dhimbje, kërkon një person
- Përmbledhja
- Me shkrim, te Drita
Shqipja e folur duhet provuar me thirrje reale para çdo oferte. Çmimi jepet pas kësaj prove.
Klinika dhe bisedat janë imagjinare.
Sot
Telefoni bie kur ekipi është i zënë, dhe një thirrje pa përgjigje shpesh është një rezervim i humbur.
Me Astra
Asistenti përgjigjet, thotë se është asistent, shënon rezervimin dhe ia kalon thirrjen ekipit kur duhet.
Si funksionon.
- Provë me thirrjet e tuaPara ofertës, sepse shqipja e folur duhet provuar
- Çfarë di asistentiOraret, çmimet dhe vendndodhja
- Lidhja me kalendarinRezervimet hyjnë në kalendarin tënd
- Kalimi te ekipiKur nuk kupton, thirrja kalon te një person
Çfarë merr.
- Përgjigje për orare, çmime dhe vendndodhje
- Rezervime në kalendar
- Kalim i thirrjes te ekipi
- Përmbledhje me shkrim e çdo thirrjeje
- Prova me thirrje reale para nisjes
Për klinika dhe sallone bukurie, restorante dhe hotele, servise makinash.
Çfarë nuk bëjmë. Oferta jepet vetëm pas një prove me thirrjet e tua, sepse shqipja e folur duhet provuar më parë. Thirrjet paguhen veçmas, pa shtesë nga ne.
Pyetje të shpeshta.
A e kupton dialektin?
A e di klienti që flet me një asistent?
Sa kushton?
Shërbime të tjera në Astra Flow
Të gjithaAsistent me AI për ekipin
Përgjigje nga dokumentet e kompanisë, me burimin, për ekipin tënd.
Nga €2.900 + nga €199 / muaj→Qendër ndihme
Artikuj ndihme për klientët, që i përdor edhe chatbot-i.
€490 + €49 / muaj→Ndjekje e kërkesave
Kërkesat në një vend, me ndjekje, rezervime dhe kujtesa. Astra ndalon te shitja.
€190 një herë + €149 / muaj→Na trego për projektin.
Të dërgojmë ofertën me email.
Pagesa bëhet me faturë. Aksesi ose puna nis pas konfirmimit të pagesës; rinovimi nuk është automatik.