ShërbimetAstra Creative

Reklama në Google

Reklama del kur dikush kërkon atë që shet. E krijojmë, e ndjekim çdo javë dhe heqim kërkimet që shpenzojnë para pa sjellë klientë.

Nga €149 / muaj

Kërko shërbimin
ushqim qeni tiranë

Sponsorizuar

rex.example › ushqim-qeni

Ushqim për qen, me dërgesë në Tiranë | Rex

Rex Adult Dog 3 kg, 1.590 lekë. Porosit sot, mbërrin nesër.

Qen të rriturKëlyshëDërgesa

Pako e ushqimit Rex Adult Dog

Kërkimet e kësaj jave

Hiq kërkimet që nuk sjellin porosi dhe shiko çfarë ndodh me koston.

Kosto për porosi
–
Shpenzuar
–
Porosi
–

Markat dhe shifrat në shembull janë imagjinare.

Sot

Klienti kërkon në Google atë që shet, dhe del konkurrenti. Ose reklama ekziston, por paguan edhe për kërkime që nuk sjellin asgjë.

Me Astra

Reklama del te ata që po kërkojnë, buxheti shkon te kërkimet që sjellin klientë, dhe çdo muaj sheh sa u shpenzua dhe çfarë solli.

Si funksionon.

  1. KërkimetÇfarë kërkojnë klientët dhe sa kushton një klikim
  2. KonfigurimiReklamat, produktet dhe matja e porosive ose e telefonatave
  3. NdjekjaÇdo javë heqim kërkimet e kota dhe e çojmë buxhetin te ato që sjellin klientë
  4. RaportiÇdo muaj, shpenzimet dhe rezultatet

Çfarë merr.

  • Reklama në kërkim
  • Reklama Shopping me produktet e tua
  • Reklama në YouTube
  • Reklama në Maps
  • Remarketing për ata që e vizituan faqen
  • Ndjekje çdo javë dhe raport mujor

Për dyqane online, klinika dhe sallone bukurie, hotele dhe restorante, firma shërbimesh.

Menaxhim i reklamave në Google

Nga €149/ muaj

Për buxhet reklamash deri në €500 në muaj. Për buxhet më të madh: sipas kërkesës. Buxheti paguhet direkt te Google.

Kërko shërbimin

Çfarë nuk bëjmë. Nuk garantojmë renditje, klikime apo shitje. Buxheti nuk është pjesë e tarifës: paguhet direkt te Google. Videot për YouTube janë shërbim më vete.

Pyetje të shpeshta.

A përfshihet buxheti i reklamave?
Jo. Buxheti paguhet direkt te Google. Ne e menaxhojmë dhe të raportojmë si u shpenzua.
Sa buxhet më duhet?
Varet nga sa kërkohet ajo që shet dhe sa kushton një klikim në fushën tënde. Para se të nisim, të japim një vlerësim.
A garantoni vendin e parë në Google?
Jo. Askush nuk mund ta garantojë. Vendi i reklamës varet nga sa paguajnë të tjerët për klikim dhe nga cilësia e reklamës.
Si bëhet pagesa?
Me faturë. Çmimi dhe afatet dakordësohen më parë; puna nis pas pagesës.

Na trego për projektin.

Konfirmojmë detajet dhe faturën me email.

Pagesa bëhet me faturë. Aksesi ose puna nis pas konfirmimit të pagesës; rinovimi nuk është automatik.